Messi në lot ndërsa Spanja në festë

Lionel Messi nuk arriti ta mbrojë titullin botëror, por u largua nga fusha mes duartrokitjeve të tifozëve argjentinas.

39-vjeçari ishte dukshëm i prekur emocionalisht, ndërsa përshëndeste për herë të fundit me tifozë argjentinas, transmeton Klankosova.tv.

Më pas, futbollistët e Argjentinës u ngjitën në podium për të marrë medaljet e argjendta, pas një tjetër turneu të suksesshëm.

Edhe pse nuk arritën ta ruanin titullin e fituar katër vite më parë, skuadra e Lionel Scalonit e mbylli Botërorin si nënkampione e botës.

Finalja e Kupës së Botës 2026 u mbyll me emocione të mëdha, teksa Spanja u shpall kampione e botës pas fitores 1-0 ndaj Argjentinës në vazhdime.

Latest news
Related news