Miftaraj nga IKD proteston para Kuvendit: As pas katër muajsh, nuk kemi Qeveri

Ehat Miftaraj nga IKD, po proteston para Kuvendit të Kosovës.

Në një prononcim për gazetaren Qëndresa Bellagoshi, ai  ka kërkuar që deputetët të përmbushin mandatin e tyre dhe të formojnë Kuvendin sa më shpejt, njofton Klankosova.tv.

“Kërkesa është ajo që ka qenë edhe më 9 shkurt, kur qytetarët e Kosovës votuan. E ende, pas katër muajsh, nuk kemi as Kuvend dhe as Qeveri”, u shpreh ai.

Sipas tij, çdo parti politike duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj dhe të kontribuojë në krijimin e institucioneve të shtetit.

The post Miftaraj nga IKD proteston para Kuvendit: As pas katër muajsh, nuk kemi Qeveri appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news