Miftari: Dasma shqiptare nuk krahasohet me asnjë dasmë në botë

Fotografja dhe kamermanja Donika Miftari i ka quajtur dasmat shqiptare si më të mirat në botë.

Ajo po ashtu u ndal të bëjë një krahasim midis dasmave shqiptare dhe atyre zvicerane, duke thënë se ekziston një dallim shumë i madh.

“Patjetër që ka shumë dallim me dasmat zvicerane për shkak se ne i bëjmë dasmat shumë ma të mëdha, ma të ekzagjerume, me 300-400 mysafirë”, ka thënë Miftari në Orën 7 të Klan Kosovës.

“Ndërsa, zviceranët ndonjëherë e bëjnë vetëm atë kurorëzimin në komunë dhe asgjë tjetër. Ndodh me dhjetë persona”.

“Dasmat shqiptare prapë se prapë nuk krahasohet me asnjë dasmë që krijohet nëpër botë, për shkak të atmosferës”.

“Kemi lidhje më shumë me njëri-tjetrin, me familjet, bëjmë një atmosferë shumë më të bukur, shumë më të mirë, që ti mezi pret me e pasë një dasmë”.

The post Miftari: Dasma shqiptare nuk krahasohet me asnjë dasmë në botë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news