Militantët e Al-Shababit sulmojnë burgun e sigurisë së lartë në Somali

Shtatë militantë të grupit Al-Shabab, që sulmuan një burg të sigurisë së lartë në kryeqytetin e Somalisë, janë vrarë të gjithë, ka bërë të ditur qeveria e vendit.

Një shpërthim i fuqishëm dhe të shtëna me armë u dëgjuan të shtunën mbrëma në Godka Jilicow, një qendër paraburgimi në Mogadishu, ku po mbahen militantë të Al-Shababit.

Në një deklaratë, grupi Al-Shabab tha se kishte liruar “të gjithë të burgosurit myslimanë” nga objekti dhe se kishte shkaktuar humbje të mëdha në mesin e rojeve të burgut, raporton BBCNews.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ‘Sonna Live’, militantët ishin maskuar si ushtarë për të hyrë në burg, raportoi të dielën media zyrtare.

Qeveria nuk dha detaje për numrin e forcave të sigurisë të vrarë gjatë incidentit, por u shprehu ngushëllime familjeve të “heronjve të rënë”. Po ashtu, as Al-Shabab nuk publikoi ndonjë bilanc për viktimat nga radhët e saj.

Latest news
Related news