Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja do të pres sot në takim homologun e tij nga Shqipëria, Andis Salla.
Vizita realizohet në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dhe forcimit të sigurisë ushqimore, lehtësimit të tregtisë dhe eliminimit të barrierave administrative, si dhe trajtimit të çështjeve të tjera me interes të përbashkët në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.



