Vendi i varfër në Evropë me tri palë zgjedhje në 18 muajSinjali

Zgjedhjet e parakohshme që po mbahen këtë të diel në Kosovë kanë tërhequr vëmendjen e disa prej mediave më prestigjioze ndërkombëtare, të cilat kanë vënë theksin te kriza e zgjatur politike dhe fakti se qytetarët po votojnë për herë të tretë brenda 18 muajsh.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për procesin zgjedhor me titullin: “Kosova mban zgjedhje të tjera të parakohshme ndërsa kriza politike vazhdon”.

Reuters e përshkruan Kosovën si shtetin më të ri dhe më të varfër në Evropë, me aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por që për pjesën më të madhe të vitit të kaluar ka mbetur pa një qeveri funksionale.

Sipas agjencisë, zgjedhjet e përsëritura kanë ngadalësuar proceset reformuese dhe kanë vonuar ardhjen e fondeve të nevojshme nga Bashkimi Evropian.

“Qytetarët e Kosovës dëshirojnë t’i japin fund ngërçit politik, ndërsa kërkojnë paga më të larta dhe çmime më të përballueshme për të përfituar nga rritja ekonomike”, shkruan Reuters.

Edhe Associated Press (AP) ka raportuar për zgjedhjet, duke theksuar se qytetarët e Kosovës po marrin pjesë në zgjedhjet e treta parlamentare brenda më pak se 18 muajsh, në përpjekje për t’i dhënë fund bllokadës politike.

Sipas AP-së, votimi po zhvillohet në “këtë vend të vogël ballkanik që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO”.

Agjencia vlerëson se kriza e zgjatur politike ka ndikuar negativisht në ekonominë e Kosovës, e cila është përballur edhe me pasojat e krizës globale të energjisë dhe rritjen e çmimeve të karburanteve.

“Ndërsa aktorët kryesorë politikë fajësuan njëri-tjetrin për krizën, paaftësia e tyre për të arritur një kompromis ka shtuar zhgënjimin mes rreth 2 milionë votuesve të Kosovës, të cilët duan që qeveria të përqendrohet te ekonomia dhe përmirësimi i standardit të jetesës”, shkruan AP.

Ndërkohë, Euronews i ka kushtuar vëmendje pakënaqësisë së qytetarëve ndaj situatës politike, duke raportuar me titullin: “Votuesit e frustruar shkojnë përsëri në qendrat e votimit mes ngërçit politik”.

Sipas këtij mediumi, zhgënjimi i publikut është rritur vazhdimisht që nga zgjedhjet e shkurtit 2025.

“Zhgënjimi i publikut në vendin e Ballkanit Perëndimor është rritur për shkak të bllokimit të vazhdueshëm politik. Votimi vjen pas muajsh paralize institucionale. Një parlament thellësisht i ndarë dështoi të zgjedhë një president të ri në prill, duke përkeqësuar krizën e shkaktuar nga zgjedhjet e paqarta në shkurt 2025”, raporton Euronews.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news