Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Bajram Shala” në Prizren, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin.
Sipas raportit policor, dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri një person tjetër, transmeton Klankosova.tv.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa gjatë hetimeve policore është sekuestruar një pistoletë dhe municion që dyshohet se lidhen me rastin.
Rr. Bajram Shala, Prizren / 23.07.2026 – 16:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin një pistoletë dhe municion janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policor.

