“Mos të shpërndahen Para në fushatë”/ Peticioni që synon ndryshimin e Kodit Penal (VIDEO)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka nisur një iniciativë ligjore që synon ndryshimin e Kodit Penal, me qëllim që përdorimi i parasë publike gjatë periudhës së fushatave zgjedhore dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të sanksionohen si vepra penale.

Kështu ka deklaruar Naim Jakaj nga IKD, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke shpjeguar se iniciativa është bazuar në të drejtën ligjore të qytetarëve për të propozuar ndryshime përmes mbledhjes së së paku 10 mijë nënshkrimeve.

Jakaj ka thënë se grupi nismëtar ka për qëllim të adresojë dy çështje kryesore: garantimin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ndalimin e përdorimit të parasë publike gjatë fushatave parazgjedhore dhe zgjedhore.

E kemi shfrytëzuar këtë të drejtë, kemi formuar një grup nismëtar dhe kemi nisur një nismë legjislative që ka për qëllim dy çështje: moszbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe që përdorimi i parasë publike gjatë kohës së fushatës parazgjedhore dhe zgjedhore të sanksionohet si vepër penale”, ka deklaruar Jakaj.

Sipas tij, për dallim nga vendimet e gjykatave të rregullta, ku moszbatimi i tyre mund të sjellë pasoja penale, vendimet e Gjykatës Kushtetuese aktualisht janë të detyrueshme, por sipas tij mungojnë mekanizmat ndëshkues.

janë gati se 10 aktgjykime të cilat kanë qenë detyruese për institucionet por nuk janë zbatuar dhe ky moszbatim që ka qenë për ne në pjesën më të madhe të rasteve i qëllimshëm atëherë duhet të sanksionohet si vepër penale”, ka thënë Jakaj.

Ai ka theksuar se përmes kësaj nisme synohet që institucionet dhe zyrtarët publikë të mbajnë përgjegjësi më të madhe për respektimin e vendimeve të drejtësisë dhe për përdorimin e fondeve publike gjatë proceseve zgjedhore.

Latest news
Related news