Haxhiu cakton 6 gushtin për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Seanca konstituive do të mbahet më 6 gusht, sipas vendimit të marrë.

“Kam vlerësuar me kujdes çdo hap që është ndërmarrë gjatë këtyre javëve, kam mirëpritur ftesat për takime, e kam ndjekur nga afër përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Duke qenë se ende nuk ekziston një dakordim për çështjen e presidentit, kam vendosur që të mos e thërras me nguti seancën për t’u krijuar partive politike hapësirën e nevojshme për dialog. Seanca do të mbahet me 6 gusht, e enjte nga ora 10”, tha Haxhiu, transmeton Klankosova.tv /Klankosova.tv

Latest news
Related news