Gazeta Sinjali ka raportuar dje për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, ku si pasojë mbeti i plagosur një person.
Siç ka mësuar ekskluzivisht Sinjali, personi që pësoi lëndime nga arma e zjarrit është Hill Paluca, ndërsa i arrestuari në lidhje me këtë plagosje është Gjelbrim Xhoxhaj.
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se Paluca është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ku ka marrë ndihmën e nevojshme nga stafi shëndetësor.
Në lidhje me rastin është ndaluar edhe Diart Bytyqi, i cili dyshohet se ndodhej së bashku me Hill Palucën në momentin kur ndodhën të shtënat me armë zjarri.
Ndalimin e një personi për këtë rast e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren.
“Po, në relacion me të dëmtuarin të cilit i referoheni, H.P., mund të konfirmoj se një person është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë, për tri vepra penale: lëndim i rëndë trupor me armë zjarri, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje”, ka deklaruar ai për Sinjalin.
Kryeprokurori ka bërë të ditur se Prokuroria, brenda afatit ligjor, do të kërkojë caktimin e një mase për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë.
“Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të pandehurit në procedurë”, ka shtuar ai.
Pas të shtënave, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.
Motivet e incidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë veprimet hetimore për të sqaruar mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe rolin e personave të përfshirë.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet e reja lidhur me këtë rast.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

