Zyrtare: Klopp emërohet selektor i Gjermanisë

Jurgen Klopp është rikthyer në skenën e futbollit.

Federata Gjermane e Futbollit ka zyrtarizuar emërimin e tij si selector i kombëtares së Gjermanisë.

Tekniku gjerman ka nënshkruar një kontratë që e mban në krye të “Pancerëve” deri në korrik të vitit 2030, duke marrë përsipër misionin për ta rikthyer përfaqësuesen gjermane në elitën e futbollit botëror, transmeton Klankosova.tv.

Klopp vjen në këtë detyrë pas një karriere të suksesshme në nivel klubesh, ku kulmin e arriti me Liverpoolin, me të cilin fitoi trofe të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Premier Leaguen.

Tashmë, ish-trajneri i Borussia Dortmundit dhe Liverpoolit nis një kapitull të ri, me objektivin për të ndërtuar një Gjermani konkurruese dhe për ta rikthyer skuadrën në luftën për trofetë më të mëdhenj ndërkombëtarë.

Emërimi i Kloppit shihet si një nga lëvizjet më të bujshme në futbollin evropian dhe një përpjekje e madhe e Federatës Gjermane për të rikthyer sukseset e së kaluarës.

Latest news
Related news