Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për ngjarjen tragjike në Bjeshkët e Strellcit të Deçanit, ku Shpend Hasanramaj humbi jetën pasi dyshohet se u qëllua aksidentalisht me armë zjarri nga djali i tij.
Policia e Kosovës tashmë ka publikuar fotografinë e armës dhe të fishekëve që janë sekuestruar në vendin e ngjarjes, ndërsa ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Sipas njoftimit zyrtar, Stacioni Policor në Deçan është informuar më 23 korrik 2026 se në oborrin e një stani në Bjeshkën e Strellcit një person kishte mbetur pa shenja jete si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Gjatë ekzaminimit janë sekuestruar arma e zjarrit dhe municioni, fotografinë e të cilave Policia e ka publikuar në njoftimin për media.
Siç kishte raportuar ekskluzivisht Sinjali, viktima është 59-vjeçari Shpend Hasanramaj, ndërsa i dyshuari është djali i tij, Erdonit Hasanramaj, 26 vjeç.
Sipas informacioneve të Sinjalit, dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht gjatë qëndrimit të tyre në bjeshkë. Rrethanat e sakta në të cilat ndodhi tragjedia vazhdojnë të jenë objekt i hetimeve.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, kishte konfirmuar për Sinjalin se i dyshuari ishte arrestuar në vendin e ngjarjes dhe se rasti ishte cilësuar si “vrasje nga pakujdesia”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Ndërkohë, familjarët kanë njoftuar se Shpend Hasanramaj do të varroset të shtunën, më 25 korrik, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Strellc i Epërm, pranë xhamisë.\
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

