Modriqi do të nënshkruajë me Milanit pas Botërorit të Klubeve

Legjenda kroate Luka Modriq është pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi ka arritur marrëveshje verbale me Milanin.

Sidoqoftë, kjo ujdi do të zyrtarizohet menjëherë pas përfundimit të FIFA Club World Cup.

Burimet më të besueshme e kanë konfirmuar lajmin që në fillim të qershorit, dhe tani marrëveshja është e mbyllur.

Modriqi do të kryejë kontrollet mjekësore dhe do të firmosë kontratën e tij me “Rossonerët”, duke i dhënë fund epokës së tij të lavdishme me Real Madridin.

The post Modriqi do të nënshkruajë me Milanit pas Botërorit të Klubeve appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news