Mungesa e ndeshjeve me Shqipërinë, Asani: Është e vështirë sepse kam luajtur çdo ndeshje me kombëtaren (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar në emisionin ‘Sports Show’ ka komentuar karrierën e tij në klubin iranian Esteghlal dhe mungesën e minutave me ekipin kombëtar.

Asani i cili nuk është aktivizuar në 7 ndeshjet e fundit të Shqipërisë, tha se trajneri Sylvinho i ka komunikuar atij se mungesa e minutazhit për të është si pasojë e periudhës së mungesës së futbollit dhe rrjedhimisht mosaktivizimit me klubin iranian Esteghlal, raporton klankosova.tv.

“Shtatë ndeshje ka që nga ndeshja e fundit që e kam luajtur kundër Ukrainës. Është e vështirë sepse kam luajtur çdo ndeshje me kombëtaren nga minuta e parë dhe tani… Tani ndryshon çdo gjë, futbolli i ka këto për të mirë apo për të keq, mund të ndikojnë edhe ndeshjet që nuk kam pasur me Esteghlal. Me sa kam folur me trajnerin më ka thënë që nuk kam pasur ndeshje (me klubin) prandaj nuk kam luajtur”, tha Asani.

Latest news
Related news