Sezoni 2025/26 në La Liga ka përfunduar këtë të diel, duke mbyllur një edicion që u konsiderua si një nga më interesantët në vitet e fundit në futbollin spanjoll.
Menjëherë pas përfundimit të sezonit, La Liga publikoi listën e pesë futbollistëve të nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit, transmeton Klankosova.tv.
Në mesin e emrave më të mëdhenj të kampionatit nuk mungoi as ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij në Spanjë.
Sulmuesi kosovar është nominuar përkrah emrave të njohur si Lamine Yamal, Pablo Fornals, Nicolas Pepe dhe Kylian Mbappe.
¿Quién ha sido el MEJOR JUGADOR de #LALIGAEASPORTS 25-26?
@pablofornals
@Nicolaspepe1919
Lamine Yamal
@MuriqiVedat
@KMbappe
¡Vota ya a tu #LALIGAPLAYEROFTHESEASON favorito!#PREMIOSANUALESLALIGA | @easportsfces
— LALIGA (@LaLiga) May 25, 2026
Për Muriqin ky ishte padyshim sezoni më i mirë në karrierën e tij në La Liga, pasi arriti të realizojë plot 23 gola me fanellën e Mallorcas.
Megjithatë, pavarësisht formës fantastike të reprezentuesit kosovar, Mallorca nuk arriti të sigurojë mbijetesën në elitë dhe në fund u detyrua të bie në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
Paraqitjet e Vedat Muriqit gjatë këtij sezoni kanë marrë vlerësime të mëdha nga mediat spanjolle dhe tifozët, ndërsa nominimi për lojtarin më të mirë të La Ligas konsiderohet një tjetër sukses i madh për futbollistin kosovar.



¿Quién ha sido el MEJOR JUGADOR de
¡Vota ya a tu 