Muriqi nuk humb kohë, nis menjëherë stërvitjet te Fenerbahçe

Vedat Muriqi është rikthyer në Turqi pas gjashtë vitesh, duke iu bashkuar sërish ish-klubit të tij, Fenerbahçe, ku do të ketë mundësinë të vazhdojë karrierën dhe të ndihmojë skuadrën në synimin për të rikthyer titullin kampion në Stamboll.

“Pirati” nuk ka humbur kohë pas rikthimit, pasi tashmë ka zhvilluar edhe stërvitjet e para individuale, duke u përgatitur për sezonin e ri në kampionatin turk, transmeton Klankosova.tv.

Muriqi vjen në këtë aventurë të re pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Spanjë, ku u bë futbollisti i parë kosovar që shënon 23 gola në një edicion, megjithatë kjo paraqitje nuk mjaftoi për ta mbajtur Mallorcën në La Liga.

Tani, sulmuesi prizrenas synon të vazhdojë formën e mirë edhe në rikthimin e tij në Superligën e Turqisë me fanellën e Fenerbahçes.

Latest news
Related news