Muzika e papublikuar e Eminemit është vjedhur dhe shitur në internet – akuzohet ish-inxhinieri i studios

Një ish-inxhinier i studios Eminem është akuzuar për vjedhjen e muzikës së papublikuar të reperit të famshëm Eminem dhe shitjen e saj në internet.

Hetuesit thonë se më shumë se 25 këngë janë luajtur ose shpërndarë në internet pa pëlqimin e reperit, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Sipas një deklarate të FBI-së, muzika u ruajt në disqe të mbrojtura me fjalëkalim në një kasafortë në studion e Eminem në Ferndale, një periferi e Detroitit.

Joseph Strange, 46 vjeçar, u akuzua për shkelje të të drejtave të autorit dhe transport ndërshtetëror të mallrave të vjedhura

Strange, i cili humbi punën në studion e Eminem në vitin 2021, mund të përballet me 15 vjet burg nëse dënohet për të dyja akuzat.

The post Muzika e papublikuar e Eminemit është vjedhur dhe shitur në internet – akuzohet ish-inxhinieri i studios appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news