Aleanca Veriatlantike ka shprehur mbështetjen për emisarin e ri special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.
Përmes një reagimi në llogarinë e saj zyrtare në “X”, zëdhënësja e NATO-s Allison Hart, tha se vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE, është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.
“NATO mezi pret të punojë ngushtë me përfaqësuesin e ri special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë, Peter Sorensen. Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Sorensen do të jetë në krye të dialogut Kosovë – Serbi që nga 1 shkurti, pasi do ta zëvendësoj emisarin Mirosllav Lajçak.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



