Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale nga 27 deri në 31°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–9 m/s.



