“Ronaldo dhe Messi, dy lojtarët më të mirë që i njeh historia e futbollit” (VIDEO)

Faza e grupeve në Kupën e Botës po hyn në një moment vendimtar, dhe tashmë po shihen skuadrat që po çojnë mesazhe të qarta te rivalët.

Fitorja e Portugalisë me rezultat të thellë ndaj Uzbekistanit u komentua këtë të mërkurë në emisionin “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.

Gazetari dhe tifozi i Portugalisë, Mantho Prokopi tha se pavarësisht se në ndeshjen e parë Portugalia shënoi barazim, ballafaqimi i mbrëmshëm, sipas tij, ishte tejet i kënaqshëm.

“Ronaldo tregoi që e ka ende instiktin para portës edhe në moshën 41-vjeçare”, tha Prokopi në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, gazetari Besian Beha tha se ndonjëherë lojtarëve të mëdhenj iu duhen ekipe më të vogla që të heqin presionin që iu ushtrohet.

“Pas golit të parë u vërejt se ishte një lloj çlirimi për Ronaldon”, tha ai në Klan Kosova.

I njëjti tha se nuk është përkrahës i debateve ‘Ronaldo-Messi’, megjithatë shtoi se Botërori 2026 mund të jetë i fundit për të dy futbollistët, për çka tha se duhet të iu lejohet fansave që edhe të debatojnë “për dy lojtarët më të mirë që i njeh historia e futbollit”.

Latest news
Related news