Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë mirënjohje për artistët që do të performojnë sonte në koncertin “Kanga Jonë – Dashni nga Prishtina”.
Ky koncert organizohet nën patronatin e Kryeqytetit, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.
Aurela Gaçe, Alban Nimani, Alma Bektashi, Elina Duni, Vesa Luma, Dren Abazi, Sihana Badivuku, Jehona Sopi, Adhurim Grezda dhe Kori Okarina do të ngjiten sot në skenë, nën dirigjimin e Edon Ramadanit dhe prezantimin e Vesa Lumës e Drin Zeqos.



