Basketbollistja e njohur kosovare, Arbnore Përquku, i ka dhënë fund karrierës së saj me kombëtaren e Kosovës, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në historinë e basketbollit femëror në vend.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka vlerësuar lart kontributin e saj shumëvjeçar, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të rëndësishme që ka ndihmuar në ndërtimin dhe afirmimin e kombëtares në arenën ndërkombëtare.
“Që nga ditët e para të Përfaqësueses sonë e deri te paraqitjet e fundit në arenën ndërkombëtare, Arbnorja ishte një lidere e vërtetë në parket. Me karakterin e saj luftarak, qetësinë në momentet më të vështira dhe dashurinë e pakushtëzuar për fanellën e Kosovës, ajo u bë simbol i një gjenerate që ndihmoi në ndërtimin e identitetit të basketbollit tonë në Evropë”, thuhet në njoftimin e FBK-së transmeton Klankosova.tv.



