A ekziston falli dhe magjitë? Kotorri: Është e mundur por thyhen rregullat e Krijuesit (VIDEO)

Një i ri shqiptar që jeton në Hamburg  ka kërkuar ndihmë nga disa persona që pretendojnë që bëjnë bashkime çiftesh, pasi nuk ka arritur të kapërcejë ndarjen nga e fejuara e tij.

Ai madje ka deklaruar se është i gatshëm të paguajë shumë të madhe parash që të rikthehet sërish me të fejuarën e tij, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, ky rast ka hapur debat në besimin në këto lloj “fuqish”.

Në aspektin psikologjik, psikologu Rron Kastrati në emisionin “Kosova Today” tha se këto tema janë të zakonshme dhe qytetarët po sfidohen çdo ditë e më tepër me to.

Se a ekziston një fuqi e tillë, psikologu pajtohet se ka fuqi të tillë.

“A ekziston një fuqi të tillë? Po si jo, e di ku është kjo fuqi? Brenda trurit, askund tjetër. Gjithçka është tek truri dhe te mënyra e të menduarit”, tha ai në Klan Kosova.

Ndërsa astrologia Antigona Kotorri, deklaron se energjia e njeriut mund të përdoret për të mirë ose për të keqe.

“Problemi te këto raste është që qasesh në energjinë e dikujt pa lejen e tij. Kjo është e mundur, por është thyerje e rregullave universale, të Zotit, të Krijuesit”, tha ajo në emisionin “Kosova Today”.

Latest news
Related news