Muçiqi: Përmes ekspozitës po informojmë qytetarët për vuajtjet e shqiptarëve të Çamërisë

Shoqata “Çamëria” në Kosovë ka hapur një ekspozitë në Prishtinë.

Kryetari i kësaj shoqate, Nexhmi Muçiqi, ka treguar për Klan Kosovën qëllimin e këtij aktiviteti.

“Sot e kemi organizuar një ekspozitë që qytetarët t’i informojmë sado pak për vuajtjet, terrorin, vrasjet, për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë të asaj kohe”, u shpreh Muçiqi.

Muçiqi tha se po punohet fuqishëm, që të rinjtë të mësojnë për historinë e popullit shqiptar.

Latest news
Related news