NATO ka paralajmëruar reduktim gradual të trupave të KFOR-it në Kosovë, duke e ndërlidhur këtë çështje me përmirësimin e situatës së sigurisë dhe rritjen e kapaciteteve të sigurisë vendore.
Koloneli Hysen Gecaj, në emisionin “Kosova Today”, tha se ky vendim është në përputhje me zhvillimet që ndodhin në fushën e sigurisë, dhe jo vetëm brenda Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Ky paralajmërim i zvogëlimit të numrit të pjesëtarëve dhe njësive të NATO-s në Kosovë nuk lidhet ngushtë me zhvillimet politike momentale të Kosovës, por lidhet thjesht me një akomodim apo përshtatje me rrethanat e reja të cilat ndikohen nga raportet e sigurisë ndërkombëtare. Për me e sqaru pak më thjesht, natyrisht që merren vlerësimet e para se si është gjendja në radhë të parë në Kosovë, në pjesën veriore si pjesë fragjile për shtetin e Kosovës, por kjo po ashtu ndikohet nga aspektet ndërkombëtare siç është lufta në Ukrainë e Rusi”, u shpreh Gecaj në Klan Kosova.



