Sot komandanti i KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani, mirëpriti zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Peter K. Scott, në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, Prishtinë.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se Barduani ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ata vazhduan vizitën në Urën e Ibrit, ku gjeneralejtënant Scott u takua me një patrullë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe.
Barduani e Scott shkuan edhe në “Camp Villaggio Italia” në Pejë dhe më pas në Manastirin e Deçanit, ku takuan igumenin, Sava Janjiq.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



