Ndalohen tre persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mes tyre një noter nga VitiaSinjali

Tre persona janë ndaluar nën dyshimin për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë në bashkëkryerje”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, është realizuar një urdhër kontrolli.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, me inicialet: A.S., noter nga komuna e Vitisë, I.M., nga Prishtina dhe F.N., nga komuna e Dragashit.

Sipas Prokurorisë, ndalimi i tyre është bërë si rezultat i vazhdimit të hetimeve që ndërlidhen me një rast paraprak, ku më herët janë ndaluar edhe pesë persona të tjerë për dyshime të ngjashme për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news