Vetaksident te tuneli në Mitrovicë, një person i lënduar

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të tunelit në Mitrovicë.

Sipas informacioneve fillestare, në aksident është përfshirë një automjet, ndërsa si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore, raporton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, derisa rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti ende nuk janë bërë të ditura.

Latest news
Related news