Kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Qëndrim Kryeziu, i ka dalë punë mesditën e sotme me organet e rendit.
Kryeziu është shoqëruar nga zyrtarët policorë pasi i njëjti nuk i ka përfillur urdhrat e Policisë së Kosovës, gjatë një aksioni për rrënimin e një pompe të derivateve në Zonën Industriale në Prishtinë, përballë objektit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
“Asnjë fjalë nuk po e du! A po ma liron vendin me dëshirën tënde, apo po i marrim ne veprimet tona? Arrestone! Qitjani prangat!”, dëgjohet duke iu drejtuar një zyrtare policore Kyreziut, pak para se ajo të jepte urdhrin për arrestimin e tij.
Sipas Kryeziut, rrënimi i këtij objekti po bëhet po një urdhër të gjykatës.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast, për të marrë sqarime nëse i njëjti është ndaluar apo arrestuar, por deri më tani nuk kemi një përgjigje. /Klankosova.tv



