Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, kërkon nga ndërkombëtarët izolimin e Serbisë, derisa presidenti serb të marrë masa ndaj ministres Paunoviç, lidhur me deklaratat e saj tronditëse se po të kishte qenë në vend të Millosheviçit do të kryente spastrim etnik në Kosovë.
Në një lidhje Live në A2CNN, Sveçla e konsideroi të butë qëndrimin e deritanishëm të BE-së. Po ashtu ai vuri në dukje se Vuçiç duhet jo vetëm ta shkarkonte Paunoviçin, por ajo të shkonte për ndjekje penale.
“Sa i takon bashkësisë ndërkombëtare unë ende mendoj se është një reagim i butë, do të duhej një izolim i qeverisë së Serbisë, derisa nuk ndërmerr masa ndaj pjesëtarëve të saj, për gjuhën, sjelljen e tyre, në raport me popullin shqiptar, dhe në raport me standardet europiane”, ka deklaruar Sveçla.
“Deklaratat e tyre shkelin edhe vlerat më bazike të Perëndimit, aty ku aspirojmë të integrohemi, BE dhe NATO. Një deklaratë e tipit ‘kjo gjuhë s’është e pranueshme për Europën’, nuk mjafton. Vuçiç deklarimin e ka vetëm verbal. Minimumi çfarë pritet prej tij është shkarkimi i zv.kryeministrit dhe ministres, patjetër edhe ndjekja penale”, vijoi ministri i Brendshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



