Ndeshja e barazhit Dinamo – Liria  ekskluzivisht në Artmotion

Sot zhvillohet ndeshja e rëndësishme e barazhit në Ligën e Parë të Kosovës, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste në garën për një vend në Superligën e Kosovës për edicionin e ardhshëm.

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 siguruan promovimin direkt në elitën e futbollit kosovar, ndërsa lufta për biletën e fundit vazhdon përmes fazës së barazhit, transmeton Klankosova.tv.

Në sfidën e sotme do të përballen Liria dhe Dinamo Ferizaj, dy skuadra që synojnë rikthimin historik në elitë.

Liria e përfundoi kampionatin në pozitën e tretë, ndërsa Dinamo Ferizaj në vendin e katërt.

Pritet një ndeshje shumë interesante pasi të dy ekipet kanë treguar formë të mirë gjatë sezonit dhe synojnë ta vazhdojnë ëndrrën për promovim.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 16:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Artmotion.

 

Latest news
Related news