Përballja mes Francës dhe Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës nuk do të jetë vetëm një duel për një vend në finale, por edhe përballja me vlerën më të madhe të tregut në historinë e këtij turneu.
Dy kombëtaret kanë një vlerë të kombinuar prej rreth 3.2 miliardë dollarësh (2.8 miliardë euro), duke e bërë këtë sfidë gjysmëfinalen më të kushtueshme të Botërorit për meshkuj.
Në stadiumin AT&T në Arlington të Teksasit, yjet si Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal do të udhëheqin skuadrat e tyre në një përballje ku përveç prestigjit sportiv, në fushë do të jenë edhe disa nga futbollistët më të vlefshëm në botë.
Sipas të dhënave të Transfermarkt, kombëtarja e Francës vlerësohet rreth 1.78 miliardë dollarë (1.56 miliardë euro), ndërsa Spanja rreth 1.43 miliardë dollarë (1.25 miliardë euro), raporton mediat e huaja, transmeton Klankosova.tv.
Lojtari më i vlefshëm që ka mbetur në garë është talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, me një vlerë prej rreth 234 milionë dollarësh (205 milionë euro).
Pas tij renditet sulmuesi francez Kylian Mbappé, i vlerësuar me rreth 211 milionë dollarë (185 milionë euro).
Në listën e lojtarëve më të shtrenjtë përfshihen edhe Michael Olise dhe Pedri, të dy me vlerë rreth 176 milionë dollarë (154 milionë euro).
Katër futbollistët janë ndër pesë lojtarët më të vlefshëm në botë.
Franca ka epërsi të dukshme në repartin ofensiv, ku lojtarë si Ousmane Dembele dhe Desire Doue e çojnë vlerën e sulmit në rreth 878 milionë dollarë, ndërsa sulmi i Spanjës vlerësohet rreth 489 milionë dollarë, transmeton Klankosova.tv.
Edhe në mbrojtje Franca ka avantazh, me një vlerë prej rreth 473 milionë dollarësh, krahasuar me 337 milionë dollarë të mbrojtjes spanjolle.
Ndërkohë, Spanja ka epërsi në portë, pasi portierët e saj kanë një vlerë të kombinuar prej rreth 113 milionë dollarësh, kundrejt 67 milionë dollarëve të portierëve francezë.
Përveç një bilete në finalen e Kupës së Botës, Francë–Spanjë do të jetë edhe një përballje mes disa prej talenteve më të mëdha dhe më të shtrenjta të futbollit botëror.

