Emisari amerikan për misione të veçanta Richard Grenell ka komentuar zhvillimet e fundit në Serbi, gati tre muaj pas nisjes së protestave të studentëve dhe qytetarëve për shkak të shembjes së një tende hekurudhore në Novi Sad më 1 nëntor 2024, në të cilën vdiqën 15 persona dhe disa të tjerë u lënduan.
Grenell në një postim në platformën ‘X’, u ka thënë protestuesve se është “gjithmonë e rëndësishme të ngrini zërin dhe të dëgjoheni”. Por, ai ka paralajmëruar se të gjithë duhet të dënojnë dhunën dhe t’i përmbahen demonstratave paqësore.
“Procesi demokratik duhet të respektohet. Ne nuk i mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose që marrin me forcë ndërtesat qeveritare. Nëse nuk ju pëlqen një ligj apo një udhëheqës, atëherë punoni për ta ndryshuar atë, por mos përdorni dhunën”, ka shkruar Grenell.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ngarkuar Richard Grenell që ta ndihmojë administratën e re amerikane me disa nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme. /Kosova.info/
It is always important to raise your voice and to be heard.
But everyone must condemn violence and stick to peaceful demonstrations. The democratic process must be respected.
We do not support those who undermine the rule of law or who forcefully take over government… https://t.co/phI5QhCSAr
— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 25, 2025



