Shqiptarja e cila jeton dhe vepron në Kazakistan, Driada Sopi, ka folur rreth praktikës së saj për t’u zhytur në ujë të ftohtë.
Në emisionin “Ora Shtatë”, ajo bëri të ditur se zhytja në ujë të ftohtë ka shumë benefite për shëndetin, transmeton Klankosova.tv.
“Unë kam filluar para dy vjetëve zhytjet në ujë të ftohtë. Në Kazakistan e praktikojmë gjatë sezonit të dimrit. Hapen vrima në lume, dhe futemi në mëngjes. Temperatura më e ulët që kam notuar ka qenë -33 gradë, por është konsideruar si -40 gradë Celsius”, tha Sopi në Klan Kosova.



