Në Romë kërkohet lavdia, Inter dhe Lazio në duel për trofeun e Kupës së Italisë

Në stadio Olimpiko të Romës, vendasit Lazio dhe kampionët e sapo shpallur Italian, Inter, do të duelojnë për trofeun e dytë më të çmueshëm në futbollin Apenin.

Në edicionin e 79-të të kësaj gare historike, Interi kërkon të kompletoj dopietën e trofeve Italian, pasi fitoj pak javë me parë titullin e 21-të kampional. Derisa Lazio në rast triumfi, përpos trofeut, e sheh si mundësi të artë për të siguruar kualifikimin në Europa Ligë.

Lazio kërkon Kupën e 8-të Italiane në histori, derisa Interi kërkon të bëhet vetëm skuadra e dytë që arrin në shifrën e 10-të kupave Italiane, pas Juventusit që ka 15.

Kjo sfidë fillon nga ora 21:00 dhe transmetohet në kanalin Sport1 në platformën Artmotion.

Latest news
Related news