Neptun Kosova do të hapë të hënën, më 20 korrik, dyqanin e saj më të ri në Prizren, në qendrën South Park, duke zgjeruar më tej rrjetin e saj në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ky është lokacioni i dytë i kompanisë në Prizren dhe dyqani i 17-të i Neptunit në vend.
Me rastin e inaugurimit, kompania ka njoftuar se konsumatorët do të mund të përfitojnë nga oferta ekskluzive dhe zbritje deri në 69 për qind në një gamë të gjerë produktesh elektronike dhe elektro-shtëpiake. Ofertat do të jenë të vlefshme vetëm më 20 dhe 21 korrik në dyqanin e ri në Prizren.
Ndër ofertat kryesore janë televizori LG Smart TV 4K Ultra HD 55 inç me çmim 279 euro, kondicioneri Fuego Inverter 12,000 BTU për 179 euro dhe rrobalarësja Beko 7 kg, 1200 rrotullime me çmim 199 euro.
Në zbritje do të përfshihen edhe pajisje të kujdesit personal, pajisje të vogla shtëpiake, si dhe produkte nga brende të njohura ndërkombëtare, përfshirë LG, Beko, Bosch, Samsung, Apple, Philips, Tefal, Rowenta dhe Remington.
Konsumatorët do të kenë gjithashtu mundësi të blejnë produktet me këste dhe me 0 për qind interes.
Hapja e dyqanit në Prizren vjen pas zgjerimit të fundit të kompanisë në Prishtinë, ku u hap dyqani i saj në Central Park.
Neptun Kosova është pjesë e Neptun International dhe Grupit BALFIN. Së fundmi, kompania është vlerësuar me çmimet ndërkombëtare “Best Buy Award” dhe “QUDAL – Top Quality Medal”, ndërsa me hapjen e re rrjeti i saj arrin në 17 dyqane në Kosovë.



