Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërkuar zyrtarisht falje Katarit për vrasjen e një shtetasi të tij gjatë një sulmi ajror në Doha që kishte në shënjestër një delegacion të Hamasit.
“Si hap i parë, kryeministri Netanyahu shprehu keqardhje të thellë që sulmi me raketë i Izraelit kundër objektivave të Hamasit në Katar vrau pa dashje një ushtarak kataras,” thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, raporton euronews.
“Ai gjithashtu shprehu keqardhje që, duke synuar udhëheqësinë e Hamasit gjatë negociatave për pengjet, Izraeli shkelur sovranitetin e Katarit dhe konfirmoi se Izraeli nuk do të kryejë më një sulm të tillë në të ardhmen.”
Të paktën pesë anëtarë të nivelit të ulët të Hamasit u vranë gjithashtu në sulmin e 9 shtatorit, i cili synonte udhëheqësit e lartë të Hamasit të përfshirë në negociatat për një armëpushim të mbështetur nga SHBA.
Ky ishte sulmi i parë i Izraelit ndaj Katarit, një ndërmjetës kyç në përpjekjet për armëpushim.
Sulmi u prit me indinjatë globale, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e quajti atë një “shkelje flagrante” të sovranitetit të Katarit.



