Netanyahu urdhëron kabinetin e tij për bisedime me Libanin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar kabinetin e tij të fillojë negociata të drejtpërdrejta me udhëheqësinë libaneze me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për krizën në Liban, e cila po e kërcënon armëpushimin me Iranin.

Edhe pse, fillimisht, Teherani, Tel Avivi dhe Uashingtoni thanë se kanë arritur marrëveshje të plotë rreth kushteve të armëpushimit, opoeracionet e pandalura të Izraelit kundër Hezbollahut e kanë vendosur armëpushimin në rrezik – edhe pse Washingtoni dhe Izraeli thonë se çështja e Hezbollahut dhe opoeracioneve izraelite në Liban është çështje e ndarë dhe se Libani nuk ka qenë kusht për armëpushim – Teherani është krëcënuar se, në rast që Izraeli nuk ndalon opoeracionet Irani do të vazhdojë të sulmon vendet e rajonit dhe të rrezikojë edhe më tej anijet që dëshirojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Tani Netanyahu thotë se ka urdhëruar kabinetin të bisedojë me qeverinë libaneze rreth gjetjes së mënyrave për të çarmatosur Hezbollahun dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore mes Izraelit dhe Libanit. Deri më tani, as Hezbollahu e as qeveria libaneze nuk kanë komentuar rreth këtij urdhëri të Netanyahut.

Ndërkohë, përfaqësueist e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se çdo gjë është e gatshme për fillimin e negociatave me Iranin, të cilat pritet të nisin të premten në Islamabad të Pakistanit dhe kanë shtuar se besojnë se ka gjasa të mira që të arrihet një marrëveshje e cila do të sigurojë paqe afatgjatë në rajon.

Latest news
Related news