Nga maji në qershor “Chopin Piano Fest Prishtina” vazhdon traditën e muzikës klasike

Edicioni i 16-të i “Chopin Piano Fest Prishtina” fillon sonte me një mbrëmje të veçantë “Italian Night”, në kuadër të Ditës së Evropës, me ansamblin Duo Gazzana, motrat binjake, violinisten Natascia Gazzana dhe pianisten Raffaella Gazzana.

Në Prishtinë, ato do të sjellin një program të mrekullueshëm që ndërthur traditën me bashkëkohoren.

Hapja e festivalit mbahet në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare, Prishtinë dhe do të zgjas deri më 10 qershor 2026, duke vazhduar traditën e promovimit të muzikës artistike dhe repertorit pianistik në Kosovë.

Ky festivali, sjell në Prishtinë artistë ndërkombëtarë dhe krijon hapësira për bashkëpunim artistik. Nën drejtimin e prof. Lejla Haxhiu-Pula dhe prof. Besa Luzha programi përfshin koncerte solistike, muzikë kamertale dhe bashkëpunime ndërdisiplinore, me pjesëmarrës nga disa vende evropiane dhe më gjerë.

Në kuadër të festivalit do të performojnë edhe laureatë dhe finalistë të Konkursit Ndërkombëtar të Pianos “Chopin”./Klankosova.tv

Latest news
Related news