Ngritet aktakuzë ndaj 38-vjeçarit që dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen në GjakovëSinjali

Rreth një muaj më parë, Sinjali kishte raportuar për një rast alarmant të ngacmimit seksual në shkollën “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, ku një punëtor i bufesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, nxënëse të kësaj shkolle.

Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht se i dyshuari në lidhje me këtë rast është Dren Lluhani (rreth 38-vjeçar).

Prokuroria Themelore në Gjakovë sot ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 38-vjeçarit.

“Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025, në Gjakovë, saktësisht në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj  të dëmtuarës/e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjakovë kishte caktuar një muaj paraburgim ndaj Lluhanit.

“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit tridhjete (30) ditë të pandehurit D. LL.,për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Ngacmimi Seksual”.

Sipas kërkesës, “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D. LL., në Gjakovë, në shkollën fillore “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është e ndjeshme për shkak të moshës, duke e përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës se mitur, veprime këto të cilat të dëmtuarës së mitur i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhej në njoftimin e Gjykatës.

Rasti është raportuar më 26 mars nga prindi i viktimës, i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen dhe si rezultat, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka siguruar prezencën e të dyshuarit.

38-vjeçari fillimisht ishte në arrati, por më pas është vetëdorëzuar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Gjakovë.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news