Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj mësimdhënësit M.H. të shkollës “Xhemail Mustafa”, për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.
Sipas Prokurorisë, gjatë hetimeve është vërtetuar se mësimdhënësi ka ndërmarrë veprime me qëllim të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes, duke përdhosur simbolet kombëtare shqiptare – flamurin dhe plisin – gjatë ditës së flamurit kombëtar.
“Nga provat e siguruara gjatë fazës së hetimeve, dhe pas analizimit të tyre, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë së i pandehuri M.H., në cilësinë e personit zyrtar (mësimdhënës), me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë, i njëjti me rastin e festimit të ditës së flamurit kombëtar, publikisht ka ndërmarr veprime konkrete në drejtim të përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare, më konkretisht flamurit kombëtar dhe plisit, çka me këto veprime ka kryer veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’ nga neni 141 par. 4 lidhur me par. 3 të KPRK-së”, njoftoi Prokuroria.
Prokurori i shtetit ka kërkuar nga gjykata që, pas shqyrtimit të provave, mësimdhënësi të shpallet fajtor dhe të dënohet në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, ai ka kërkuar që mësimdhënësit t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



