Ambasada e Britanisw në Prishtinë ka mirëpritur emërimin e kryeprokurorit të ri të shtetit, pas një periudhe disa vjeçare pa një drejtues të këtij institucioni.
Përmes një postimi nw Facebook, ambasada i ka uruar sukses kryeprokurorit të ri, Zejnullah Gashit, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të masave që do të ndihmojnë në funksionimin më të mirë të sistemit prokurorial në Kosovë.
“I urojmw Kryeprokurorit tw Shtetit, Zejnullah Gashi suksese nw zbatimin e masave tw nevojshme pwr tw siguruar qw sistemi prokurorial i Kosovws tw zhvillohet si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës”.
Ambasada ka theksuar gjithashtu se një sistem prokurorial efektiv është i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit, ushtrimin efikas të funksioneve të prokurorisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në interes të të gjithë qytetarëve./Klankosova.tv.



