Përplasen dy automjete në autostradën Lushnjë-Fier, lëndohet një person

Në aksident trafiku është regjistruar te kryqëzimi i “Pushimi të Shoferit” në autostradën Lushnjë-Fier.

Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë drejtuesi i njërës prej tyre është dërguar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës.

Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po rregullon trafikun e rënduar me disa kilometra radhë në korsinë drejt Fierit./TCh

Latest news
Related news