“Dështimi është i trajnerit”, çka ndodhi në ndeshjen Angjentinë-Angli? (VIDEO)

Sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova u analizua gjysmëfinalja e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës, e cila përfundoi me fitoren 2:1 të Argjentinës.

Gazetari Besian Beha vlerësoi se Argjentina e meritoi kualifikimin në finale, ndërsa fajin kryesor për eliminimin e Anglisë ia atribuoi trajnerit.

“Argjentina e ka merituar fitoren. Për mua, dështimi është i trajnerit. Pas golit të Anglisë ai inkuadroi mbrojtë dhe nuk mund të mbrohesh 40 minuta kundër një skuadre si Argjentina”, deklaroi ai.

Beha theksoi se Anglia ka cilësi të mëdha individuale, por vazhdon të ketë vështirësi të funksionojë si ekip në ndeshjet vendimtare./Klankosova.tv

Latest news
Related news