Aksident mes dy veturave në autostradën Lushnjë-Fier, një person i lënduar

Në aksident është regjistruar te kryqëzimi i “Pushimi të Shoferit” në autostradën Lushnjë-Fier.

Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë drejtuesi i njërës prej tyre është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës dhe po kujdesen bluzat e bardha për të, raporton TopChannel, transmeton klankosova.tv.

Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun e rënduar me disa kilometra radhë në korsinë drejt Fierit.

Sipas të dhënave të para, drejtuesi i mjetit tip Volksvagen ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore e aksit pushimi i shoferit Divjakë dhe mjeti tip minifurgon që udhëtonte drejt Fierit nuk ka mundur të shmangë përplasjen.

Drejtuesi i mjetit Volkswagen në spital dhe sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën.

Kryqëzimi i pushimit të shoferit mbetet çdo ditë një nyje e zezë derisa ARRSH të vendosë të investojë përbikalimet e autostradës Lushnje Fier të cilat janë të papërfunduara që prej hapjes së autostradës.

Latest news
Related news