Ka filluar mbledhja e Qeverisë së së Kosovës, ku në fokus është shqyrtimi i projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Ky projektligj vjen në një kohë kur vendi po përballet me rritje të çmimeve, sidomos të naftës dhe disa produkteve të tjera bazë, si pasojë e zhvillimeve në Lindjen e Mesme që nga muaji shkurt. Një ligj i ngjashëm, që parashihte vendosjen e çmimeve tavan, ishte rrëzuar në mandatin e kaluar nga Gjykata Kushtetuese.
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit.
“Ne deri më tani na ka munguar deri tani zbatimi i këtij ligji në praktikë, dhe këtë e kanë paguar qytetarët”, tha ai mes tjerash. /Klankosova.tv



