Nis ndeshja, Kosova kërkon me çdo kusht fitoren ndaj Zvicrës

Ka nisur përballja në mes të Kosovës dhe Zvicrës.

Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për “Dardanët”, në parakualifikueset e për Botërorin e vitit 2027.

Basketbollistët tanë që deri tani kanë fituar dy e humbur tri duele, formula e vetme për të shpresuar në kalimin e kësaj faze, mbetet fitorja në duelin e sotëm.

Përballja po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet.

“Helvetikët”, në anën tjetër e kanë siguruar kalimin në ndeshjet kualifikuese, pasi në pesë ballafaqime, kanë po aq fitore.

Loja po transmetohet ekskluzivisht në televizionin Klan Kosova dhe kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion.

The post Nis ndeshja, Kosova kërkon me çdo kusht fitoren ndaj Zvicrës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news