Shtetet e Bashkuara kanë liruar një afgan të dënuar nga një gjykatë amerikane për akuza për kontrabandë droge dhe terrorizëm në këmbim të dy shtetasve amerikanë të mbajtur në Afganistan, thanë të martën autoritetet në Kabul.
Zyrtarët afganë thanë se burri, Khan Mohammad, kishte zbritur në Kabul pasi u lirua.
Mohammad u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008 nga një gjykatë amerikane, e që ishte dënimi i parë për akuzat për narko-terrorizëm, sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
The post Një anëtar i talebanëve afganë lirohet nga burgu amerikan në këmbim të dy amerikanëve, thotë Kabuli appeared first on Klan Kosova.



