Një hap më afër Olimpiadës, skitarja e Kosovës e gatshme për Milano-Cortina 2026!

Skitarja e talentuar, Kiana Kryeziu, pas një pune dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm, ka përmbushur 5 kriteret e nevojshme për Normë Olimpike në disiplinën Sllallom i Madh (GS) për Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026!

Këtë e ka bërë të ditur Federata Skitare e Kosovës, nga i cili shënohet një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt Olimpikeve, transmeton klankosova.tv.

Kiana po vazhdon përpjekjet për të siguruar norma edhe në disiplinat e tjera: Sllallom, Super G dhe Lëshim (Downhill).

”Një tjetër lajm i shkëlqyer! 🎿

Skitarja e përfaqësueses së Kosovës dhe njëherish anëtarja e klubit PRO ONE PR01, Kiana Kryeziu, pas një pune dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm ka arritur të përmbushë 5 kriteret e nevojshme për Normë Olimpike në disiplinën Sllallom i Madh (GS) për Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026! 🇽🇰✨

Kiana po vazhdon përpjekjet për normat edhe në disiplinat e tjera: Sllallom, Super G, dhe Lëshim (Downhill).

Suksese në rrugëtimin olimpik, Kiana! 💪❄

#MilanoCortina2026 #SkiAlpine #SkiTeamKosovo #KianaKryeziu”, thuhet në njoftimin e federatës, transmeton klankosova.tv.

The post Një hap më afër Olimpiadës, skitarja e Kosovës e gatshme për Milano-Cortina 2026! appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news