Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Sinjalit për një ngjarje të rëndë që është regjistruar mbrëmjen e sotme në zemër të Prishtinës, në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku një i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë.
Burime të sigurta nga Emergjenca bëjnë të ditur për Sinjalin se viktima është G.Q., 16-vjeçar. I mituri ka marrë një plagë në anën e majtë të shpinës dhe në momentin e gjetjes ka qenë në gjendje të vetëdijshme. Ai është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia thotë se për këtë është arrestuar një person.
“Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar.”, thotë Policia e Kosovës
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të rastit. Gjendja shëndetësore e të miturit pritet të konfirmohet nga mjekët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



